Progni i bashkohet kampanjës së Llapit

Futboll

Progni i bashkohet kampanjës së Llapit

Më: 10 korrik 2022 Në ora: 18:36
Progni

Llapi ka nisur kampanjën për të ndihmuar tifozët, që të jenë të pranishëm në tempullin Fadil Vokrri për ndeshjen e dytë në Ligën e Konferencës.

Ndeshja e vlefshme për të u kualifikuar ndaj Buducnost Podgorica, do të zhvillohet me 14 korrik nga ora 20:00, dhe për të përmbysur rezultatin, Llapit i duhet ndihma e tifozëve nga të gjitha trojet shqiptare, shkruan Gazeta OLLE.

Iniciativës së Llapit, i janë bashkuar shumë biznese për të siguruar hyrjen falas të tifozëve që do të marrin pjesë në kryeqytet të enjten me fillim nga ora 20:00.

Super sulmuesi Gerhard Porgni, i cili do të luaj vetëm ndeshjen e dytë me llapjanët, ka siguruar 50-të bileta për tifozët ‘Legjendat’, thuhet në njoftimin e Llapit në faqen zyrtare të klubit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat