Kanë mbetur edhe pak çështje derisa sulmuesi Raphinha të zyrtarizohet si lojtari më i ri i Barcelonës.
Futbollisti tashmë e ka konfirmuar largimin, me destinacionin e preferuar Barcelonën.
Oferta e skuadrës katalunase është diku rreth 58 milionë euro dhe pritet që të mos sjellë shumë telashe.
Lojtari hodhi poshtë një ofertë të Chelseas e cila po ashtu u interesua shumë për të.