Gnabry rinovon me Bayernin

Futboll

Gnabry rinovon me Bayernin

Më: 16 korrik 2022 Në ora: 19:20
Gnabry

Bayern Munich ka komunikuar rinovimin e Serge Gnabry: sulmuesi i krahut ka zgjatur kontratën e tij me bavarezët deri në vitin 2026-të.

27-vjeçari kishte tërhequr vëmendjen e shumë klubeve të mëdha, për shkak se kontrata e tij e mëparshme skadonte pas një viti.

“Bayern ka rinovuar kontratën me Serge Gnabry deri në vitin 2026-të. Sulmuesi i ardhur nga Werder në 2017-ën ka fituar katër kampionate, dy Kupa të Gjermanisë dhe ka qenë një lojtar i rëndësishëm në vitin historik të gjashtë titujve duke fituar Champions League”, lexohet në komunikatën e klubit bavarez.

Vetë lojtari ka dhënë një deklaratë për kanalet zyrtare të Bayern Munich pas firmës në kontratën e re, duke shpjeguar edhe arsyen e vendimit të tij:

“Kam menduar shumë për atë që dua si lojtar në vitet e ardhshëm dhe kam arritur në përfundimin se dua të qëndroj këtu, të fitoj përsëri gjithçka këtu dhe të jetoj të gjitha emocionet, veçanërisht të festoj një tjetër fitore në Champions League”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat