Milani e ndjek prej kohësh

Futboll

Milani e ndjek prej kohësh

Më: 17 korrik 2022 Në ora: 11:38
Milani e ndjek prej kohësh

Sharl de Ketelere është objektivi numër një i Milanit për merkaton. Nëse tashmë është arritur një marrëveshje e përgjithshme me lojtarin, kuqezinjtë po përpiqen të marrin dritën jeshile nga Bryzhi për të lënë xhevahirin e tyre të largohet.

Për shkak se belgët janë të impenjuar për Superkupën e Belgjikës, bisedimet do të rinisin gjatë javës në vijim. 28 milionë euro plus 3 bonuse nuk mjaftojnë, ndaj Maldini mund të arrijë të ofrojë 30 milionë euro plus disa bonuse çka mund të bëjë që Bryzhi të dorëzohet. Ndërkohë, ka folur vetë De Ketelere, i cili gjatë një intervistë ka thënë:

“Në të kaluarën do të kisha frikë ta shihja veten larg Bryzhit, por tani ndihem patjetër gati. Nuk dua që të më krahasojnë me askënd e nuk lejoj që mendimi se mund të jem një lojtar i madh të më hyjë në kokë.

Jam një djalë me këmbë në tokë e i përulur dhe dua të qëndroj kështu. Shpresoj që në të ardhmen të luaj në ndonjë kompeticion të madh me Belgjikën dhe ndoshta do të fitoj Kupën e Botës. Pse jo, ndoshta edhe Ligën e Kampionëve”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat