Shakhtar kundër FIFA-s, kërkohet dëmshpërblimi 50 milionë euro

Futboll

Shakhtar kundër FIFA-s, kërkohet dëmshpërblimi 50 milionë euro

Më: 19 korrik 2022 Në ora: 16:27
Shakhtar kundër FIFA-s, kërkohet dëmshpërblimi 50 milionë euro

Shakhtar Donetsk e ka seriozisht. Klubi ukrainas ka nisur një procedurë ligjore kundër FIFA-s, organizmi që qeveris futbollin botëror.

Klubi kërkon një dëmshpërblim prej 50 milionë eurosh dhe ka bërë një ankesë në Gjykatën e Arbitrazhit të Sportit për vendimin e marrë nga FIFA 21 qershorin e kaluar, sipas të cilit lojtarët dhe trajnerët e huaj kanë të drejtën të pezullojnë kontrata e punës me skuadrat ukrainase deri më 30 qershor 2023.

Lajmi është dhënë nga The Athletic, që ka theksuar se si Shakhtar, që kishte 14 lojtarë të huaj, kishte ndërmend t’i shiste lojtarët për të rikuperuar fonde jetike për klubin, duke parë se financat janë goditur rëndë për shkak të luftës.

Vendimi, sipas calcioefinanza.it, i ka lënë Shakhtar-it pak më shumë se një javë për të mbyllur negociatat e shitjes së lojtarëve, ndërsa klubet blerës dhe menaxherët e lojtarëve e dinin se mund të prisnin deri në 30 qershor dhe të shmangnin blerjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat