Kujtim Shala: Po, zoti Markoviq më ka gjobitur, për këtë arsye...

Futboll

Kujtim Shala: Po, zoti Markoviq më ka gjobitur, për këtë arsye...

Nga: Kemajl Goca Më: 22 korrik 2022 Në ora: 13:21
Kujtim Shala, gjatë një ndeshje të viteve të fundviteve të 80-ta

Legjenda e futbollit të Kosovës, Kujtim Shala, ka shumë momente të veçanta, por i kujton disa momente interesante, sidomos kur i shënonte gol Cërvena Zvezdës së Beogradit, Partizanit të Beogradit dhe Hajdukut të Splitit. Shala - mbreti i përjetshëm i Maksimirit të Veriut.

Kujtim Shala sot është mbret i tifozëve të Dinamos! Kujtim Shala sot është më i respektuari në futbollin kroat.

Media kroate “germanijak.hr”, e pyet z. Shala, në karrierën tuaj ke marrë kartonë të verdhë duke hequr fanellën për t’i festuar golat e tu dhe trajneri juaj Vlatko Markoviq të ka bërtitur që të mos e bësh këtë dhe të ndëshkonte, por ju nuk u dorëzuat, sërish e bëni?

“Po, është e vërtetë, zoti Markoviq më ka gjobitur për secilin gol timin, por kjo nuk më intereson.

Kam festuar çdo gol që kam shënuar për tifozët më të mirë BBB -  ‘Bad Blue Boys’.

Golat e mi të preferuar dhe më të bukur kanë qenë ndaj Hajdukut dhe nuk duhet harruar Partizanit, Cërvena Zvezdës...”, thotë Shala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat