Telashe për Argjentinën

Futboll

Telashe për Argjentinën

Më: 22 korrik 2022 Në ora: 23:39
Telashe për Argjentinën

Telashe për Argjentinën!

Mesfushori i Argjentinës, Rodrigo De Paul rrezikon të mos marrë pjesë në Botërorin e Katarit për shkak të një çështje gjyqësore që ka ende të hapur me ish-gruan e tij lidhur me pagesat mujore ndaj fëmijëve.

Rregullorja e FIFA-s ka përcaktuar qartë se në këtë kompeticion nuk mund të marrin pjesë persona me çështje ligjore ende duke u trajtuar në gjykatë për shkak të mundësisë së prishjes së imazhit.

Federata Argjentinase e Futbollit ka marrë garanci nga De Paul, i cili ka premtuar se kjo çështje do të zgjidhet përpara fillimit të kompeticionit dhe sa ai do të jetë i gatshëm për t’u bashkuar me skuadrën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat