Dybala thyen rekordin e Ronaldos

Futboll

Dybala thyen rekordin e Ronaldos

Më: 23 korrik 2022 Në ora: 15:26
Dybala thyen rekordin e Ronaldos

Paulo Dybala raportohet se ka vendosur rekord të ri për më së shumti fanella të shitura brenda një dite në Itali.

Argjentinasi ditë më parë u prezantua te Roma, klub me të cilin nënshkroi kontratë 3-vjeçare.

Sipas “Corriere dello Sport”, transferimi ka shkuar jashtëzakonisht mirë në kryeqytetin italian, me tifozët që janë shumë të lumtur për këtë lëvizje.

Në fakt, 28-vjeçari ka thyer edhe rekordin e ish-bashkëlojtarit të tij te Juventusi, Cristiano Ronaldos, për më shumë fanella të shitura në një ditë të vetme.

Ronaldo iu bashkua Juventusit nga Real Madrid në vitin 2018, teksa shiti 520 mijë fanella në ditën e parë.

Kurse, sipas mediumit italian, në ditën e parë të Dybalas te Roma janë shitur përafërsisht 535 mijë fanella.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat