Tuchel vendos alarmin

Futboll

Tuchel vendos alarmin

Më: 24 korrik 2022 Në ora: 11:26
Tuchel vendos alarmin

Edhe pse bëhet fjalë për thjesht një ndeshje miqësore, pas disfatës me rezultatin 4-0 ndaj Arsenal, këmbanat e alarmit kanë nisur të bien për Chelsean.

“Blutë e Londrës” u shfaqën të pafuqishëm përballë “Topçinjve” të cilët dominuan takimin ndërsa trajneri Thomas Tuchel ka mbetur i zhgënjyer nga sjellja e lojtarëve në fushë ndërsa pretendon se ata e kanë mendjen te merkato dhe mundësia për t’u larguar nga Chelsea.

“E vërteta është se ne nuk jemi të mirë mjaftueshëm, ishte e qartë se nuk ishim konkurrues në fushë. Ajo që më shqetëson është fakti se Arsenal ishte shumë më mirë se në pjesën e dedikimit, mentalitetit por edhe fizikisht.

Ndoshta, mungesa e përkushtimit vjen edhe sepse lojtarët kanë në mendje të largohen dhe nuk janë të përqëndruar. Por, unë me stafin duhet të punojmë që të dalim nga kjo situatë, e cila të them të vërtetë “djeg” shumë”, u shpreh Tuchel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat