Hakmarrje

Futboll

Hakmarrje

Më: 24 korrik 2022 Në ora: 13:43
Hakmarrje

Si rrallëherë në historinë e futbollit fansat e Real Madrid dhe Barcelonës janë bërë bashkë, jo për ndonjë kauzë a solidarizim siç ndodh zakonisht, por për të fishkëllyer dhe bërtitur kundër Gerard Pique. Le të themi që janë solidarizuar me Shakirën dhe gratë e tradhtuara.

Mbrojtësi i Barcelonës u fishkëllye në ‘El Clasico-n’ e ditës së sotme që u luajt në Las Vegas si pjesë e miqësorëve të këtij parasezoni. Spanjolli mori brohoritjet “Shakira, Shakira” sa herë që prekte topin nga të dyja tifozeritë. Barcelona mposhti ‘galatikët’ 1-0 në një ndeshje ku tifozët kishin një emërus të përbashkët: Shakirën.

Pique u fut në fushën e blertë në pjesën e dytë dhe sapo bëri kontaktin e parë me topin, turma nisi të bërtasë. Shumë brohoritën emrin e Shakirës teksa futbollistit nuk i mbeti zgjidhje tjetër veçse t’i injoronte dhe të përqëndrohej në lojë. Rafinha shënoi golin e vetëm të ndeshjes, por Pique ishte kryefjala për dramën e tij me Shakirën.

Pique ka kaluar një verë të mbushur me polemika pasi thuhet se u kap duke tradhtuar partneren e 12 viteve dhe nënën e dy fëmijëve të tij, gjë që çoi në ndarjen e tij nga Shakira.

Shakira ka një numër të madh ndjekësish në të gjithë Shtetet e Bashkuara dhe Las Vegas duket se nuk bën përjashtim.

Dyshja kanë dy fëmijë së bashku dhe kanë qenë në një lidhje që nga takimi në ‘Kupën e Botës’ në 2010 në Afrikën e Jugut. Mësohet se së fundmi ata kanë shkuar me pushime si familje për hir të fëmijëve të tyre.

Po ashtu, ka raportime se Pique mund të transferohet në Florida të Jugut për të luajtur për skuadrën e David Beckham në mënyrë që të jetë pranë fëmijëve të tij. Aktualisht vetëm një thashethem në mediat spanjolle, ky transferim i mundshëm tingëllon si diçka që shumë shpejt mund të bëhet realitet për lojtarin që fitoi dy kampionate evropiane UEFA dhe Kupën e Botës 2010 me Spanjën në Afrikën e Jugut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat