Disa ditë pas shkurorëzimit

Futboll

Disa ditë pas shkurorëzimit

Më: 28 korrik 2022 Në ora: 18:16
Disa ditë pas shkurorëzimit

Shkurorëzimi i tij nga ish gruaja është bërë zyrtar pak ditë më parë

Disa ditë pasi finalizoi shkurorëzimin e tij nga Sissi, gruan e tij për 13 vjet, Thomas Tuchel duket se ka gjetur lumturinë e tij pasi që ka filluar lidhjen me 35 vjeçare braziliane me emrin Natalie Max.

Trajneri i Chelsea është parë duke shijuar një udhëtim me anije në ujërat e Sardinia me të dashurën e tij të re.

Sipas fotove të bëra nga BackGrid dhe sipas The Sun, 45 vjeçari gjerman dhe Natalie Max bën disa herë gjeste dashurie duke treguar ndjenjat e tyre dhe u panë disa herë duke u puthur.

“Ata u panë dorë për dore dhe ishin më të vërtetë të lumtur”, i kanë thënë disa turist gazetës The Sun.

“Ata janë shumë të dashuruar. Në një rast, Natalia e përkëdheli në qafë me dorë dhe mandej i dha një puthje të zjarrtë. Ata u panë duke notuar dhe argëtuar në plazh, duke drekuar në hotel dhe morën një anije private për të shkuar në ishullin Caprera”.

Çifti e kanë shijuar perëndimin e bukur në bordin e anijes dhe mandej kanë pushuar në vilat private të zonave”.

Po kusht është Natalie Max, e dashura e re e Thomas Tuchel?

Natalie Max është nënë e dy fëmijëve dhe për momentin jeton në Londër.

Sipas ueb-faqes ‘Yummy Mummy UK’, ajo e përshkruan vetën si “një nënë e cila e do argëtimit” dhe një “ka një frymëzim të vërtetë".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat