Conte e ka ende peng finalen e Tiranës

Futboll

Conte e ka ende peng finalen e Tiranës

Më: 30 korrik 2022 Në ora: 16:18
Conte

Antonio Conte ndryshoi totalisht Tottenhamin sezonin e kaluar, duke arritur të kualifikohet në Uefa Champions League.

Pas ardhjes së italianit u pa një përmirësim i ndjeshëm në performancën e londinëzëve.

Megjithatë, pavarësisht suksesit të arritur, Conte ka një peng nga sezoni që shkoi. Sipas ish trajnerit të Juventusit dhe Interit, Uefa u tregua e padrejtë me përjashtimin Tottenham nga Uefa Conference League, për shkak të Covid-19. Por ai u shpreh se nëse nuk do ta fitonte skuadra e tij, ishte mjaft i gëzuar ta fitonte Roma këtë trofe.

“Nuk ishte aspak e drejtë që UEFA të na nxirrte nga Conference League.

Ne u përjashtuam jo me vullnetin tonë, por sepse nuk u gjet një datë për të luajtur për shkak të Covid. Nuk ishte e drejtë për klubin dhe lojtarët.

Mund të ishim protagonistë dhe të shkonim deri në finale. Meqenëse nuk e fituam, megjithatë, jam i lumtur që Roma e fitoi”, -u shpreh tekniku italian për median italiane “Gazzeta.it”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat