Derbi i kryeqytetit nuk njeh fitues

Futboll

Derbi i kryeqytetit nuk njeh fitues

Më: 30 korrik 2022 Në ora: 21:26
Derbi i kryeqytetit nuk njeh fitues

Dinamo dhe Partizani kanë sjellë sot derbin e kryeqytetit që do i mungojë futbollit shqiptar sezonin e ardhshëm.

Të dyja skuadrat janë duke zhvilluar përgatitjet për fillimin e kampionatit dhe kanë testuar lojtarët në një takim miqësor mes tyre.

Ndëshja nuk ka njohur fitues, teksa ekipet janë ndarë me një barazim 1-1.

Dinamo e udhëhequr nga Nevil Dede gjeti e para rrugën e rrjetës. Në minutën e 12 sulmuesi dinamovit del ballë për ballë me portierin kundërshtar, por një devijim nga pas i mbrojtësit të Partizanit e dërgon topin në rrjetë.

Ndërkohë të kuqtë kundërpërgjigjen në pjesën e dytë, kur Ëngjëll Hoti ndëshkon Dinamon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat