Botman mahnitet nga tifozët e rinj

Futboll

Botman mahnitet nga tifozët e rinj

Më: 31 korrik 2022 Në ora: 00:30
Botman

Pas një beteje të gjatë mes Milanti dhe Newcastle, Sven Botman zgjodhi pikërisht anglezët për t’u transferuar gjatë merkatos së verës dhe më në fund ka ardhur edhe debutimi në St. James park, në një sfidë miqësore.

Pavarësisht rëndësisë së sfidës, mbrojtësi holandez ka mbetur i mahnitur nga tifozeria e klubit të tij të ri, teksa nuk ka ngurruar të ndajë emocionet e debutimit për televizionin e klubit të Newcastle.

“Ishte diçka e mrekullueshme.

Nuk kisha parë kurrë që një stadium të mbushej për një ndeshje miqësore. Është fantastike të luash në atmosferë të tillë. Nuk mendoja për asgjë, por vetëm të shijoja ndeshjen dhe atmosferën e krijuar nga tifozët”, u shpreh Botman.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat