Ronaldo titullar në miqësore

Futboll

Ronaldo titullar në miqësore

Më: 31 korrik 2022 Në ora: 16:25
Ronaldo

Ronaldo titullar në miqësore!

Duke filluar nga ora 17:00, Mançester Junajtid do të përballet me Rajo Vajekanon në një duel miqësor, në prag të startit të sezonit të ri futbollist.

Të dyja skuadrat kanë publikuar së fundmi formacionet zyrtare, teksa nga minuta e parë do të aktivizohen Kristiano Ronaldo dhe Ivan Balliu, që do të jenë përballë njëri-tjetrit në një duel special.

Edhe pse u përfol gjatë për një largim të yllit portugez, CR7 duket se ka bërë prapaktheu duke u vënë nën  urdhrat e Ten Hag-ut. Kujtojmë se kjo do të jetë edhe miqësorja e fundit e Mançester Junajtid para se të fillojë sezoni i ri i Premier Ligës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat