Juventusi shmang më të keqen me mesfushorin

Futboll

Juventusi shmang më të keqen me mesfushorin

Më: 2 gusht 2022 Në ora: 23:40
Pogba

Juventusi mund të marrë frymë i qetë. Pol Pogba do të kthehet në fushën e lojës shumë më shpejt sesa mendohej pas testeve të para që treguan dëmtimin në meniskun e tij.

Mesfushori francez ka udhëtuar drejt Lionit për t’u konsultuar me një specialist të njohur dhe ky i fundit i ka bërë të qartë se nuk ka nevojë për ndërhyrjen kirurgjikale që do ta kthente në fushë vetëm në vitin 2023, duke humbur edhe pjesëmarrjen në Botëror.

Profesori Bertrand Soneri-Kote, i ka bërë të ditur se dëmtimi mund të kalohet me tre javë punë në palestër, pishinë dhe fizioterapi, e pastaj dy javë të tjera në fushën e lojës për të kryer përgatitjen atletike të duhur.

Sipas të gjitha gjasave, do të kthehet nën urdhrat e Alegrit që në ditët e para të shtatorit, në ndeshjen ndaj Salernitanës.

Kështu, ai do të mungojë vetëm për 5 javë në kampionatin italian, në ndeshjet ndaj Sasuolos, Sampdorias, Romës, Specias dhe Fiorentinës.

Gjithmonë nëse gjërat shkojnë shumë mirë, pasi kjo lloj terapie është ajo që ka rreziqet më të mëdha sa i përket rikuperimit. Në këtë zgjedhje në fakt ka ndikuar edhe dëshira e Pogba, pasi lojtari kërkon me çdo kusht të jetë në Botëror, ndaj ka marrë përsipër rrezikun që sjell një terapi e tillë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat