Valencia fillon kontaktet

Futboll

Valencia fillon kontaktet

Më: 3 gusht 2022 Në ora: 18:45
Valencia fillon kontaktet

Raportet e fundit tregojnë që mesfushori i Brazilit, Arthur Melo, është i lirë të largohet nga Allianz Stadium këtë verë, pasi që nuk është në planet e Massimiliano Allegrit

Ai është lidhur me një kalim në skuadra të Premier Ligës por edhe Romës si pjesë e një shkëmbimi të mundshëm me Nicolo Zaniolo.

Megjithatë, Sky Italia raporton që ish menaxheri i Milanit dhe Napolit, trajneri Gennaro Gattuso, ka filluar kontaktet fillestare për një transferim të mundshëm.

Arthur ju bashkua Juventusit më 202 në një marrëveshje e cila bëri që Miralem Pjanic të shkonte në Barcelonë.

Ai fillimisht ju bashkua Barcelonës pasi që  u konsiderua si ylli i skuadrës Gremio, me të cilën skuadër ai fitoi Copa Libertadores, por më vonë nuk u tregua kështu – dështoi në La Liga dhe trendi i tij vazhdoi edhe në Serie A.

Në dy sezone me Juven, ai ka bërë 63 paraqitje në të gjitha garat, duke shënuar vetëm një gol.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat