Conte insiston për transferimin e Zaniolo

Futboll

Conte insiston për transferimin e Zaniolo

Më: 4 gusht 2022 Në ora: 13:21
Nicolo Zaniolo.

Nicolo Zaniolo vazhdon të jetë në radarin e Tottenham Hotspur.

Skuadra e Tottenham, me dëshirën e Antonio Conte, po shtyn për transferimin e italianit Nicolo Zaniolo.

‘Gazzetta dello Sport’ thotë se disa lojtarë të Tottenham ishin përfshirë për ta ftuar Zaniolo që t’i bashkohej Spurs, gjatë miqësores që luajtën dy skuadrat.

Roma thuhet se janë gati të pranojnë ofertën për Zaniolo, nëse londinezët ofrojnë 50 milionë euro.

Tottenham janë gati që në ofertë të përfshijnë edhe lojtarë si Sergio Reguilon, Japhet Tanganga, Tanguy Ndombele apo Giovanni Lo Celso.

Mbetet të shihet nëse do të ketë një ofertë konkrete drejt zyrave të Romës, për kartonin e Zaniolo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat