Kritikon ashpër Ronaldon

Futboll

Kritikon ashpër Ronaldon

Më: 4 gusht 2022 Në ora: 15:56
Ronaldo

Cristiano Ronaldo është shndërruar në një telash për Manchester United me yllin portugez që kërkon me ngulm të largohet ndërsa ende nuk ka një ofertë konkrete nga klubet e tjera të Europës.

Ndaj, luzitani u detyrua të rikthehej në stërvitjen e “Djajve të Kuq”, ndërsa tekniku Erik ten Hag e aktivizoi në miqësoren ndaj Rayo Vallecanos.

Por holandezi vendosi ta zëvendësonte pas 45 minutave të para, dhe CR7 nuk ngurroi të shfaqte pakënaqësinë për vendimin e trajnerit 52-vjeçar, duke u larguar para se shokët të përfundonin ndeshjen.

Në këtë formë, kritikat kanë vërshuar në drejtim të 37-vjeçarit, ndërsa së fundmi atyre iu shtohet edhe Louis Saha, me të cilin Ronaldo ka bashkëpunuar në të kaluarën te Manchester United. Ish-sulmuesi i anglezëve thekson se është pak e ekzagjëruar nga ana e Ronaldos të kërkojë që klubi të përshtatet me kërkesat e tij.

“Mua më duket pak e ekzagjëruar nga ana e Ronaldos t’i kërkojë klubit dhe skuadrës të përshtatet me idetë dhe ëndrrat e tij. Ishte pak jashtë logjike që thjesht me transferimin e tij në Manchester, situata e klubit të ndryshonte si me magji.

Si një fans i Manchester United që e sheh situatën nga jashtë, mendoj që Ronaldo mendon më shumë për vete se për skuadrën. Do të më pëlqente që Ronaldo të qëndronte, por nuk dua t’i gjykoj më shumë veprimet e tij aktuale”, u shpreh Saha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat