Nuk dëshiron të largohet

Futboll

Nuk dëshiron të largohet

Më: 4 gusht 2022 Në ora: 16:10
Nuk dëshiron të largohet

Pierre-Emerik Aubamejang nuk e ka ndërmend të largohet nga Barcelona në këtë afat kalimtar.

Mediat në Spanjë raportojnë se Çellsi po i prin garës për të nënshkruar me sulmuesin gabonez, por duket se vetë ai mendon ndryshe.

Sulmuesi kaloi një gjysmësezon të mirë me katalunasit, duke shënuar 11 gola në La liga në vetëm 17 ndeshje. Ardhja e Robert Levandovskit duket se nuk po e shqetëson fort ish-lojtarin e Arsenalit, i cili është stoik në vendimin e tij.

Gjithsesi, meqë merkatoja ende nuk është mbyllur, londinezët do të tentojnë në çdo formë ta bindin 33-vjeçarin që të vijë në “Stemford Brixh”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat