Gjithçka në dorën e Shkëndijës

Futboll

Gjithçka në dorën e Shkëndijës

Më: 4 gusht 2022 Në ora: 16:24
Gjithçka në dorën e Shkëndijës

Ekziston një fije shprese për Sindrit Gurin dhe Partizani po këmbëngul që dëshira të kthehet në realitet.

Ditën e djeshme është publikuar një foto nga një takim i lojtarit me drejtorin e Partizanit, Elton Marini, teksa nuk ka informacion se kur është shkrepur ky imazh.

Gjithsesi, pavarësisht kësaj, gjithçka është në dorën e Shkëndijës. Klubi kuqezi ka parashikuar në kontratën e Gurit, opsionin e rinovimit të njëanshëm edhe për një vit tjetër e pritet ta aplikojë dhe ta mbajë shkodranin, i cili ka shkëlqyer në Europë me dy gola të realizuar dhe shpresohet ta bëjë edhe sot në ndeshjen që Shkëndija do të zhvillojë ndaj suedezëve të AIK-ut në turin e tretë të Ligës së Konferencës.

Guri luajti 25 ndeshje, 20 prej të cilave i nisi si titullar në sezonin e shkuar dhe mundi të shënojë 10 gola me tetovarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat