Ndryshime te moshat e Tiranës

Futboll

Ndryshime te moshat e Tiranës

Më: 4 gusht 2022 Në ora: 16:29
Ndryshime te moshat e Tiranës

Ndryshime te moshat e Tiranës, bardheblutë rikthejnë ish-trajnerin!

Klubi i Tiranës ka zyrtarizuar trajnerët e moshave për sezonin e ri, 2022-2023. Bie në sy rikthimi i Julian Ahmataj i cili në vitin 2019 provoi për disa javë edhe të drejtonte ekipin e parë, por pa sukses duke u shkarkuar nga ana e drejtuesve tw bardhebluve.

Gjithsesi, Ahmataj tashmë do të kërkojë të përçojë eksperiencën e tij tek të rinjtë kryeqytetas dhe të ndihmojë klubin në promovimin edhe të më shumë futbollistëve të talentuar të cilët ëndërrojnë suksesin me ekipin e parë.

Sakaq, Gentjan Muça i cili u zyrtarizua para pak ditëve si trajner U21, tashmë do të shfaqet edhe në krye të ekipit U14.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat