Coman: Dua Topin e Artë!

Futboll

Coman: Dua Topin e Artë!

Më: 5 gusht 2022 Në ora: 11:44
Coman: Dua Topin e Artë!

Kingsley Coman është nga ata futbollistë që synojnë shumë. Së fundmi, në një intervistë për “Daily Mail” francezi ka folur për të ardhmen.

“Qëllimet që kam janë objektiva që mund t’i arrij nëse punoj shumë dhe sigurisht me pak besim dhe fat. Kam ende shumë për të arritur. Dua të fitoj Kupën e Botës, pasi e humba të fundi“- tha Coman, rikujtojmë që një këputje e ligamentit në sezonin 2017-2018 bëri që francezi të humbasë Botërorin 2018 në Rusi.

Përveç kësaj, lojtari i Bayern shtoi: “Do të doja të fitoja më shpesh Champions League me bavarezët.

Unë thjesht dua të fitoj më shumë trofe, me ekipin dhe ndoshta edhe si lojtar i vetëm. A do të thotë kjo Topin e Artë? Pikërisht, Topi i Artë. Sepse më i miri nga më të mirët e fiton atë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat