Lëndohet Tonali

Futboll

Lëndohet Tonali

Më: 7 gusht 2022 Në ora: 13:14
Sandro Tonali

Sandro Tonali mund të mungojë një muaj për Milanin.

Milani është në pritje të testeve pasi Sandro Tonali pësoi lëndim gjatë miqësore 6-1 ndaj Vicenza-s, pasi ka frikë se mesfushori mund të mungojë për një muaj.

‘Kuqezinjtë’ ishin tashmë 4-1 në avantazh në ‘Stadio Romeo Menti’ kur Tonali rrëshqiti dhe u zgjat shumë, duke lënduar pjesën e brendshme të këmbës së majtë.

Pa pritur këshilla nga stafi mjekësor, lojtari i acaruar doli duke çaluar nga fusha dhe drejt e në dhomat e zhveshjes.

Raportet fillestare nga ‘Sportitalia’ sugjerojnë se bëhet fjalë për një lëndim që mund ta lë jashtë fushave për një muaj, megjithëse do të nevojiten teste për të parë shkallën e dëmtimit.

Milani fillon sezonin e Serie A më 13 gusht kundër Udineses në ‘San Siro’, më pas viziton Atalantën më 21 gusht, Bolonja më 27 gusht, Sassuolo më 30 gusht dhe Interin më 3 shtator.

Mbetet të shihet se sa do të mungojë Tonali.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat