Gattuso nuk përmbahet

Futboll

Gattuso nuk përmbahet

Më: 7 gusht 2022 Në ora: 14:11
Gattuso nuk përmbahet

Valencia e Gennaro Gattusos fitoi 2-1 miqësoren ndaj Atalantës, ndërkohë që trajneri italian ka humbur një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës. Goncalvo Guedes do të transferohet në Premier League te Wolves.

25-vjeçari është pjesë e kombëtares portugeze, teksa “Ujqit” kanë ofruar rreth 32 milionë euro për kartonin e tij. Për sulmuesin e majtë luzitan u interesua edhe Roma e Jose Mourinhos.

“Drejtuesit më telefonuan dhe më shpjeguan situatën e Guedes. Një klub anglez ka zyrtarizuar një ofertë shumë të lartë ekonomike dhe ne duhet ta pranojmë… Sigurisht që do të bëjmë diçka për të përmirësuar grupin.

Jam shumë i zemëruar, sepse pas një ndeshje kundër një ekipi të madh si Atalanta ne rrimë e merremi me Guedes! Ju kuptoj, por klubi nuk mund të refuzonte shumën që u ofrua për lojtarin”, deklaroi tekniku i Valencias.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat