Eurogol në debutim

Futboll

Eurogol në debutim

Më: 7 gusht 2022 Në ora: 15:57
Eurogol në debutim

Nice e fillon me një barazim në transfertë sezonin e ri në Ligue 1. Skuadra e drejtuar nga zvicerani Favre, i cili ka si ndihmës Arjan Peçon, ish-mesfushorin e kombëtares shqiptare, barazoi 1-1 në Toulouse.

Vendasit kaluan në avantazh në minutën e 20’ me anë të holandezit Thijs Dallinga, ndërkohë që Nice evitoi humbjen falë rrjetës së Aaron Ramsey në minutën e 78’.

Ish-mesfushori i Juventusit u hodh në fushë pak sekonda përpara se të shënonte në debutimin e tij me ekipin e ri. Uellsiani realizoi një gol shumë të bukur, duke shtangur portierin vendas.

Nice mori zemër pas golit dhe tentoi përmbysjen, por nuk ia doli pavarësisht disa rasteve të krijuara. Përfundimisht “paqe” dhe barazim, që ishte edhe rezultati më i drejtë i kësaj përballjeje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat