Refuzoi Juven për Galatasarayn

Futboll

Refuzoi Juven për Galatasarayn

Më: 7 gusht 2022 Në ora: 16:08
Refuzoi Juven për Galatasarayn

Dries Mertens është transferuar te Galatasaray. Goleadori më i mirë i historisë së Napolit doli lojtar i lirë pas përfundimit të kontratës me klubin italian. Presidenti De Laurentiis i ofroi rinovimin, por 35-vjeçari zgjodhi të vijonte një aventurë të re në karrierë.

Belgun e kërkoi edhe Juventusi, por ai refuzoi kalimin te bardhezinjtë për shkak të lidhjes së ngushtë me tifozët e Napolit. Në Stamboll u mblodhën shumë tifozë për t’i dhuruar një pritje të zjarrtë atij dhe uruguaianit Torreira.

Mertens ka rënë dakord për të firmosur për një vit me opsionin e zgjatjes së bashkëpunimit me “gjigantin” turk deri në vitin 2024. Sulmuesi do të përfitojë 1.5 milionë euro në momentin e firmës dhe 2.9 të tjera si pagë sezonale.

“Refuzova Juventusin për Galatasarayn? Tani ndodhem këtu dhe jam i lumtur. Kjo pritje është e pabesueshme, nuk e prisja. Këta tifozë janë të çmendur. Galatasaray është klubi më i mirë në Turqi, duam të bëjmë gjëra të veçanta për tifozët”, deklaroi Mertens.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat