Stuttgart barazon me Leipzig-un

Futboll

Stuttgart barazon me Leipzig-un

Më: 7 gusht 2022 Në ora: 18:07
Stuttgart barazon me Leipzig-un

Përfundon në barazim 1-1 ndeshja Stuttgart-Leipzig. Dy gola të bukur u shënuan në “Mercedes-Benz Arena”, ndërkohë që dy skuadrat e filluan sezonin e ri në Bundesliga me nga një pikë.

Sfida u zhbllokua shpejt. Leipzigu kaloi në avantazh në minutën e nëntë falë një diagonaleje të saktë të Christopher Nkunku. Vendasit reaguan dhe rikthyen baraspeshën pas gjysmë ore lojë.

Aksion i bukur i Stuttgartit dhe finalizim fantastik i 20-vjeçarit Naouirou Ahamada, i cili gjeti cepin e portës së ekipit kundërshtar dhe dërgoi në festë tifozët e zjarrtë të Stuttgartit.

Pjesa e dytë foli për Leipzigun, që iu afrua golit të fitores me anë të Nkunkut, ndërkohë që vendasit pretenduan për një penallti. VAR-i ndërhyri, por nuk e cilësoi të parregullt ndërhyrjen ndaj Thomas.

Performancë pozitive zhvilloi në pjesën e dytë portieri i Stuttgartit. Florian Müller u shfaq vendimtar në disa raste duke evituar humbjen e ekipit të tij.

Përfundimisht 1-1 dhe nga një pikë për dy skuadrat. Leipzigu luan takimin e radhës në shtëpi përballë Koln, ndërkohë që pritet rikthimi i Timo Ëerner nga Chelsea.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat