Kërkohet ndërhyrja e UEFA-s

Futboll

Kërkohet ndërhyrja e UEFA-s

Më: 7 gusht 2022 Në ora: 19:49
De Laurentis

Situata e tensionuar mes presidentit të Napolit dhe Konfederatës Afrikane të Futbollit duke të jetë një luftë që sapo ka nisur, pas komenteve të numrit një të klubit napolitan që u shpreh publikisht se nuk do të transferojë më futbollistë afrikanë pasi nuk dëshiron që ata të mungojnë përgjatë sezonit për shkak të Kupës së Afrikës.

Ka qenë vetë Konfederata Afrikane e Futbollit që me anë të një postimi në faqen zyrtare të “Twitterit” ka lëshuar një deklaratë ku i cilëson fjalët e De Laurentis si të papranueshme dhe kërkon ndërhyrjen e UEFA-s.

“Konfederata  Afrikane e Futbollit i dënon publikisht dhe i cilëson si të papranueshme fjalët e presidentit të Napolit, Aurelio De Laurentis  ndaj lojtarëve afrikan dhe Kupës së Afrikës.

Ato bien ndesh me rregulloren e UEFA-s dhe kërkohet ndërhyrja e këtij institucioni për të marrë masa ndaj tij.”, ishte shkruar në komunikatën publike të Konfederatës Afrikane të Futbollit.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat