Laporta zbulon të vërtetën

Futboll

Laporta zbulon të vërtetën

Më: 9 gusht 2022 Në ora: 14:30
Laporta zbulon të vërtetën

Frenkie de Jong “dëshiron të qëndrojë” në Barcelonë pavarësisht interesimit nga Manchester United, thotë presidenti i klubit katalanas Joan Laporta. Skuadra e Premier League ra dakord për një marrëveshje prej 63.5 milion £ për mesfushorin holandez, 25 vjeç, muajin e kaluar, por lëvizja ende nuk është finalizuar.

De Jong hyri në lojë në pjesën e parë dhe shënoi në fitoren 6-0 të Barcelonës ndaj Pumas UNAM të dielën.

“Ai është një lojtar i Barçës, lojtar me cilësi të mëdha dhe ne duam që ai të qëndrojë. Ai ka oferta, por ne duam që ai të qëndrojë dhe ai gjithashtu dëshiron të qëndrojë”, tha Laporta për mediat spanjolle.

Mediat shprehen se Barcelona dëshiron që De Jong të reduktojë pagën nëse ai mbetet në “Nou Camp”, duke parë problemet financiare të klubit. Klubi aktualisht është i përfshirë në një mosmarrëveshje me De Jong për pagat e shtyra nga holandezi në dy vitet e fundit, të cilat tani duhet të paguhen".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat