Probleme në mesfushë

Futboll

Probleme në mesfushë

Më: 9 gusht 2022 Në ora: 18:11
Probleme në mesfushë

Humbja në ndeshjen e parë të Premier League kundrejt Brighton, ka sjellë pakënaqësi jo vetëm te tifozët e Man United, por gjithashtu edhe drejtuesit e kanë të qartë se ekipi ka nevojë ende për përforcime në merkaton verore.

Mesfusha është reparti më i brishtë i “Djajve të Kuq” dhe që prej tre muajsh, klubi Anglez pret të përforcohet me Frenk De Jong, por holandezi ende nuk ka marrë një vendim.

Megjithatë edhe pritja e ka një kufi dhe tani drejtuesit janë fokusuar në të tjera objektiva. Sipas raportimeve të mediave Angleze, Man United është futur seriozisht në garë për Sergej Milinkovic Savic.

Serbi ka qenë një objektivi i “Djajve të Kuq” që kur në drejtimin e Man United ishte Jose Mourinho, por shuma e lartë që kërkon klubi i Lazios për kartonin e 27-vjeçarit nuk e ka bërë të mundur transferimin.

Kontrata e mesfushorit skadon në vitin 2024, dhe lojtari tani dëshiron të bëjë një hap të madh në karrierë. Marrëveshja mund të mbyllet për 50 milionë paund, midis dy klubeve.

Ndërsa interesimi në Seria A i Man United nuk mbyllet këtu, pasi sipas raportimeve klubi Anglez është shumë pranë për të mbyllur marrëveshjen me Juventusin për Adrien Rabbiot për shumën e 15 milionë paundeve.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat