Laçi përforcon repartin e mesfushës

Futboll

Laçi përforcon repartin e mesfushës

Më: 9 gusht 2022 Në ora: 23:25
Laçi

Laçi përforcon repartin e mesfushës, firmos me lojtarin e dalë nga akademia e Young Boys-it!

Laçi ka përforcuar repartin që u dobësua më tepër këtë verë. Bardhezinjtë kanë zyrtarizuar sot transferimin e Jon Vulës.

Mesfushori është vetëm 20 vjeç dhe është një produkt i akademisë së Young Boys-it.

“KF Laçi njofton se ka firmosur për tre vite me mesfushorin qendror, Jon Vula, i cili është produkt i akademisë së Young Boys në Zvicër dhe ka luajtur edhe me Zvicrën U15. I urojmë suksese me fanellën bardhezi. Para Laçi”, shkruhet në njoftimin e klubit të Laçit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat