Suarez pa efekt

Futboll

Suarez pa efekt

Më: 10 gusht 2022 Në ora: 11:29
Suarez pa efekt

Luis Suarez eliminohet nga Copa Sudamericana.

Skuadra e tij, Nacional, ku u kthye pas 16 vjetësh në skuadrat më të mëdha në Evropë, u mposht edhe në takimin e kthimit ndaj brazilianëve të Atletico Goianense, këtë herë me rezultatin 3-0, duke u larguar kompeticioni në fazën çerekfinale.

Skuadra ururguaiane ishte mposhtur 0-1 në sfidën  e parë në shtëpi, që shënoi edhe debutimin e sulmuesit veteran në “Gran Parque Central” dhe i duhej patjetër fitorja në takimin e kthimit, por në transfertë pësuan një humbje edhe më të rëndë. Luis Suarez u aktivizua në pjesën e dytë, pa mundur të bëjë asgjë për të shmangur eliminimin e skuadrës së tij.

Për skuadrën braziliane, që për herë të parë në histori kualifikohet në gjysmëfinale të kompeticionit shënuan Luiz Fernando dy herë dhe Baralhas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat