Real apo Frankfurt?

Futboll

Real apo Frankfurt?

Më: 10 gusht 2022 Në ora: 11:32
Real apo Frankfurt?

Real Madridi dhe Eintracht Frankfurti do ta zhvillojnë sonte ndeshjen e Superkupës së Evropës.

Fituesi i Ligës së Kampionëve dhe ai i Ligës së Evropës do t’i matin forcat në mese vete në ndeshjen që do të luhet në Helsinki të Finlandës.

“Los Blancos” do të mundohen ta fitojnë këtë trofe për herë të parë në histori të tyre.

Ata e mundën Liverpoolin me rezultat 1:0 në finalen e Championsit, e cila u zhvillua në “Stade de France”.

Carlo Ancelotti, i cili u bë trajneri i parë që e fitoi Championsin katër herë, pret lojë të vështirë për ekipin e tij, ndërsa e ka vlerësuar lartë kundërshtarin e sontëm, i cili në finale të Europa Leagues e kishte mundur Glasgoë Rangers përmes penalltive.

“Sezonin e kaluar, Frankfurti arriti diçka speciale sepse nuk ishte njëri prej favoritëve”, ka thënë trajneri italian, teksa gjermanët e kishin eliminuar edhe Barcelonën ndër të tjera.

Ndeshja e sontme do të drejtohet nga referi anglez, Michael Oliver.

Frankfurti do ta bëjë sonte debutimin në Superkupë, ndërsa do të luajë me Realin për herë të parë që nga finalja e Kupës së Evropës në vitin 1960, kur gjiganti spanjoll fitoren 7:3 në “Hampden Park”.

“Të luash në Superkupën e Evropës do të thotë se ke qenë i suksesshëm, që ke fituar dhe që e ke bërë një punë të mirë”, thotë portieri i Frankfurtit, Kevin Trapp.

“Ta kesh mundësinë që në këtë fazë të sezonit të fitosh trofe kundër Real Madridit, nuk do të kishte diçka më mirë”, përfundoi ai.

Ndeshja ndërmjet Real Madridit dhe Eintracht Frankfurtit do të luhet sonte në “Olympiastadion” të Helsinkit duke filluar nga ora 21:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat