Lukaku: Është e drejtë të bëjmë gjithçka për Interin

Futboll

Lukaku: Është e drejtë të bëjmë gjithçka për Interin

Më: 10 gusht 2022 Në ora: 11:36
Lukaku

“DAZN” ka biseduar me Romelu Lukakun.

Sezoni i dobët me Chelsea më ka dhënë më shumë motivim për të bërë më mirë se më parë. Në një vit të vetëm harrova se çfarë jam në gjendje të bëj dhe kjo më ka sjellë zemërim. Inter nuk e fitoi dot Scudetton vitin e kaluar, shpresoj këtë vit ta bëjmë”, e ka nisur belgu.

Çfarë Lukaku do të ishit nëse nuk do të kishit takuar Interin?

“Mendoj se ishte e destinuar të luaja për Interin, si për Anderlecht ose Chelsea sepse e imagjinoja këtë në kokën time.

Interi, Anderlecht dhe Everton janë skuadrat që më bënë këtë që jam sot.

Është e drejtë të bëjmë gjithçka për Interin. Falenderoj tifozët për dashurinë për mua dhe familjen time. Kërkoj falje për mënyrën se si i lashë, por duhet të flas në fushë. Shpresoj që me paraqitjet e mia ajo dashuri të kthehet në atë të mëparshëm”, tha Lulaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat