Scholes bën krahasimin e rëndësishëm

Futboll

Scholes bën krahasimin e rëndësishëm

Më: 10 gusht 2022 Në ora: 12:57
Scholes bën krahasimin e rëndësishëm

Pas debutimit të madh në Premier League me fanellën e Manchester City-t, Erling Haaland ka marrë shumë komplimente.

Dygolëshi i tij kundër West Ham i ka dhuruar skuadrës së tij të re fitoren e parë në kampionat dhe sulmuesi është kthyer menjëherë në lojtarin e momentit në Premier.

Edhe Paul Scholes, legjendë e Manchester United, klubi rival i Citizens, nuk i ka kursyer komplimentet dhe elozhet për yllin norvegjez.

Siç është bërë e ditur edhe nga faqja zyrtare e Premier League, ish-mesfushori ka arritur deri aty sa ka bërë një krahasim shumë të rëndësishëm:

“Ai është një lojtar kaq i ri, por tashmë me shumë vetëbesim. Ai më kujton shumë Ruud van Nistelrooy, golashënues i pamëshirshëm,” tha Scholes.

Kur depërton në zonën e rreptësisë, ndjen se do të shënojë pa i dhënë asnjë rast portierit. Edhe para penalltisë, ai ishte shumë i sigurt dhe kjo e tregoi: bëri një hap dhe gjuajti në këndin e ulët.

“Ishte një debutim i mrekullueshëm. Mendova se do të duhej pak kohë për t’u përshtatur, por gabova. Ky djalë ka cilësi të shkëlqyera: aftësinë për të shënuar gola, lëvizjet e tij. Ai ka gjithçka”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat