Roma në bisedime

Futboll

Roma në bisedime

Më: 10 gusht 2022 Në ora: 19:09
Roma në bisedime

Roma janë në bisedime direkte me Manchester United për mbrojtësin Victor Lindelof, si një alternativë për Eric Bailly

Giallorosi janë duke kërkuar një mbrojtës qendre për partner me Chris Smallin, apo një zëvendësim për anglezin dhe për këtë janë duke kërkuar në Premier Ligë.

Teksa Bailly mbetet zgjidhja e parë për Jose Mourinhon, Lindelof është shfaqur po ashtu si një alternativë e mundshme.

Sipas FootballNews24.it, drejtori i Romës Tiago Pinto është duke folur direkt me agjentin e Lindelof.

Gjithanshmëria e tij në mbrojtje e bën suedezin një opsion interesant, pasi që ai mund të luajë si mbrojtës qendre, si mbrojtës i krahut të djathtë dhe si mesfushorë defansivë.

Kontrata e tij me Manchester United përfundon më 2024, ku djajtë e kuq e transferuan atë nga Benfica më 2017 për 35 milionë euro.

28 vjeçari ka pasur 35 paraqitje në garat e sezonit të kaluar për “Djajtë e kuq”, por si duket ai nuk pëlqehet nga menaxheri i ri, Erik ten Haag, madje ai as nuk ishte i ftuar në skuadër për ndeshjen e parë të Premier Ligë ku Manchester debutoi me humbje.

Çmimi i tij sillet në rreth 18 milionë euro, por Roma do të shkonte për një huazim me opsion blerjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat