Capello zbulon ekipin

Futboll

Capello zbulon ekipin

Më: 11 gusht 2022 Në ora: 00:09
Capello zbulon ekipin

Një nga goditjet e mëdha të merkatos së verës ka qenë blerja e Erling Haaland nga Manchester City. Kampionët e Anglisë e kanë siguruar norvegjezin për “vetëm” 60 milionë euro nga Borussia Dortmund.

Një super përforcim për City-in, siç kanë treguar edhe dy golat e shënuar nga sulmuesi në debutimin e tij në Premier League fundjavën e kaluar.

Me Haaland në ekip, Manchester City do të kërkojë të arrijë objektivin Champions League dhe ish-trajneri Fabio Capello mendon se Guardiola nuk ka më justifikime.

Në një intervistë të dhënë për Il Mattino, Don fabio ka folur edhe për sezonin e ri të Champions League: “Këtë vit do të ketë një super favorite për mua, Manchester City”, ka thënë ai.

“Nuk ka garë, ka më në fund një sulmues të fuqishëm si Haaland. Fuqi dhe shpejtësi, kam parë ndeshjen me West Ham dhe kam kuptuar se këtë herë Guardiola nuk ka justifikime: duhet ta fitojë Champions-in.

“Edhe pse më pas, në fund, do t’i thonë se e ka fituar Champions League në fillim me Messi-n dhe më pas me Haaland në ekip”.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat