Traore në Tottenham?

Futboll

Traore në Tottenham?

Më: 11 gusht 2022 Në ora: 11:53
Traore në Tottenham?

Futbollisti i Wolves, Adama Traore raportohet se mund të transferohet tek Tottenhami.

Mediat britanike të enjten shkruajnë se ish-lojtari i Barcelonës, mund të vesh fanellën e ‘Spurs’.

Menaxheri i Tottenhamit, Antonio Conte dëshiron që të sjell në skuadër edhe ndonjë përforcim për sezonin që tashmë ka nisur.

 Traore me Wolverhampton ka kontratë edhe një vit, por lojtari mund të largohet nga kjo skuadër për çmimin 20 milionë euro.

Krerët e Tottenhamit thuhet se tashmë kanë kontaktuar Wolverhampton për ta shikuar mundësinë e transferimit të Traore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat