Juventusi ka gati formulën

Futboll

Juventusi ka gati formulën

Më: 11 gusht 2022 Në ora: 11:58
Atalanta

Merkatoja nuk është mbyllur ende për Juventusin, që tashmë kërkon të plotësojë sulmin dhe mbrojtjen. Zgjidhja për bardhezinjtë gjendet te Atalanta.

“Zonja e Vjetër” ka gjetur formulën për të realizuar goditjen e dyfishtë te bergamaskët.

Luis Muriel dhe Berat Gjimshiti janë dy emrat që Juventusi do të veshë bardhezi. Çelësi për të mbërritur te firma është Kean-i. Ky i fundit vlerësohet me 30 milionë euro dhe do të përdoret për shkëmbimin e dyfishtë.

Në këmbim të tij gjigantët italianë do të sigurojnë objektivin e merkatos, Murielin, dhe së bashku me të edhe Berat Gjinshitin.

Të dy këta futbollistë vlerësohen me nga 15 milionë euro secili dhe së bashku plotësojnë vlerën e kartonit të Kean-it.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat