‘Djajtë e Kuq’ pas yllit të Watfordit

Futboll

‘Djajtë e Kuq’ pas yllit të Watfordit

Më: 11 gusht 2022 Në ora: 16:15
‘Djajtë e Kuq’ pas yllit të Watfordit

Pavarësisht se a do të qëndrojë apo do të largohet Cristiano Ronaldo nga Manchester United, megjithatë, ‘Djajtë e Kuq’ janë duke kërkuar një sulmues.

Ylli i Watfordit, Ismaila Sarr sipas mediave britanike, është në ‘orbitën’ e klubit nga ‘Old Traffordi’.

Skautët e Unitedit tashmë janë duke e ndjekur lojtarin, të cilin duan ta sjellin në skuadër.

Menaxheri Ten Hag thuhet se e admiron sulmuesin Sarr, të cilin dëshiron ta ketë një ekip për edicionin që tashmë ka nisur.

“Manchester United po e shikon mundësinë e transferimit të sulmuesit të Watford, Ismaila Sarr”, shkruajnë mediat në ishull..

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat