Një tjetër risi në jetën dhe karrierën e Giorgio Chiellinit

Futboll

Një tjetër risi në jetën dhe karrierën e Giorgio Chiellinit

Më: 11 gusht 2022 Në ora: 20:32
Giorgio Chiellini

Pas kalimit në MLS, nisjes për në Los Angeles, ka një tjetër risi në jetën dhe karrierën e Giorgio Chiellini. Ish-kapiteni i Juventusit për sezonin që sapo ka nisur do të jetë i ftuar special në studiot e Sky Sport. Kapiteni i kombëtares kampione evropiane një vit më parë në Wembley i bashkohet skuadrës së transmetuesit satelitor, me vëmendje të veçantë për Champions League.

Njoftimi u bë nga vetë televizioni me pagesë, me drejtorin Federico Ferri i cili donte t’i bënte mirëseardhjen si më poshtë: “Në Sky jemi mësuar me lajme, por ky që po ju ofrojmë këtë vit është absolutisht për herë të parë.

Së pari do të kemi një lojtar ende aktiv për të komentuar futbollin. Chiellini, bazuar në angazhimet e tij me Los Angeles FC, do të lidhet nga Shtetet e Bashkuara ose do të jetë i pranishëm këtu në studiot e Sky në Itali.

Giorgio është një person që di të ndajë pasioni i tij për futbollin dhe ne jemi të lumtur që ai mund ta bëjë këtë në Sky”.

Nje aventure e re pra per Chiellini, qe sic duket do te mesohet me tv dhe do te jete gati per ta bere kete gje edhe ne te ardhmen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat