Shaqiri: Jam krenar për djemtë

Futboll

Shaqiri: Jam krenar për djemtë

Nga: K. Goca Më: 12 gusht 2022 Në ora: 14:42
Shaqiri

Shefi i shtabit teknik të Shkendijës së Tetovës, Artim Shaqiri, tha se është krenar me futbollistët e tij, për angazhimin që treguan ndaj AIK nga Stokholmi, në kuadër të ndeshjes së kthimit të Conference League në futboll.

 “Jam krenar për djemtë sepse ata treguan se ne dimë të luajmë futboll, jemi të barabartë me të gjithë në Evropë. Ne e merituam të fitonim dhe të vazhdonim, por ky është futbolli. Në fund të fundit, fati nuk ishte në anën tonë.

Por penalltitë janë vetëm një short, për fat të keq, këtë herë të pafat për ne”, – theksoi Shaqiri.

“Megjithatë, duhet të dimë se kemi luajtur kundër një ekipi të fortë si AIK”, tha mes të tjera Shaqiri.

Shkëndija në dy ndeshje barazoi (1:1) me AIK-un, por me penallti mposhtet me rezultat 3:2 dhe eliminohet nga garat evropiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat