United e kërkon Ziyech

Futboll

United e kërkon Ziyech

Më: 12 gusht 2022 Në ora: 18:00
United e kërkon Ziyech

Një afat i transfereve, jo shumë i mirë, vazhdon që ta rrethojë Manchester United, të cilët nuk kanë arritur që ta transferojnë asnjë lojtarë që kanë kërkuar në katër javët e fundit

Erik ten Hag thuhet se është duke u përballur me një rezistencë të hierarkisë së Manchester United, teksa ai ka shprehur interesim për ta transferuar Hakim Ziyechin nga Chelsea.

Ten Hag ka qenë trajner i Ziyech (29) të Ajax dhe e ka identifikuar sulmuesin marokenë si një alternativë për një sulmues majtak si Antony, të cilin ai nuk mundi ta blejë nga Ajax për shkak të çmimit të lartë prej 80 milionë euro.

Ziyech ka kontratë me Chelsea deri më 2025 dhe ishte në bankën rezerve në ndeshjen e parë të Bluve kundër Evertonit.

United ka mbështetur kryesisht Ten Gag për synimet e lojtarëve që ai dëshiron por Ziyech bën përjashtim për të. Klubi do të lansonte një shumë prej tetë milionë euro për sulmuesin 33 vjeçar Marko Arnautovic javën e kaluar dhe do të ishte i lumtur me këtë transfer.

Në një afat kalimtar që po bëhet gjithnjë e më dëshpërues për United e tregon edhe oferta e tyre 11 orë para për të nënshkruar me Timo Werner, i cili vendosi të ribashkohej me ish skuadrën e tij RB Leipzig, duke kaluar atje për 25 milionë funte.

Werner (26) ju bashkua Chelsea për 45 milionë euro më 2020 dhe shënoi 23 gola në 89 ndeshje, por fitoi me klubin Ligën e Kampionëve dhe Botërorin e klubeve.

Dështimi për të nënshkruar me Werner e shtoi zemërimin edhe më shumë këtë javë kur Benjamin Sesko po ashtu kaloi në Leipzig, tri javë pasi agjenti i tij ishte takuar me drejtorin për futboll në United, John Murtough.

Edhe më e hidhur si një rast që duhet të veçohet është së United e ka injoruar tërësisht ish trajnerin e tyre të përkohshëm, tani këshilltar për rekrutime, Ralf Rangnick i cili ka këshilluar United që të blejë disa lojtarë të Leipzig si; Josko Gvardial, Konrad Laimer dhe Christopher Nkunku por United përfundoi duke i ndjekur dy lojtarë që tashmë kanë përfunduar në Leipzig.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat