Zidane në krye të Francës?

Futboll

Zidane në krye të Francës?

Më: 12 gusht 2022 Në ora: 18:16
Zidane

Zinedine Zidane shikohet si pasuesi i Didier Deschamps në stolin e Francës, por tekniku aktual nuk është se ka dëshirë ta hapë krahun dhe këtë e thotë edhe në një intervistë për “L’Equipe”.

“Një Botëror është momenti më i bukur në jetën futbollistike. Nuk ka asgjë mbi Kupën e Botës, e përsëris me vete se nuk do të jetë i fundit.

E di mirë që do të më duhet të fitoj për të qëndruar gjatë në stolin e Francës, por nuk dua të bind askënd, unë jam këtu për të fituar.

Nuk do të jetë i fundit sepse do të shkoj në një kombëtare tjetër? Shpresoj që pas 4 vitesh të jem ende me kombëtaren franceze në kampionatin e ardhshëm botëror”, tha Deschamps.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat