Kastrati i bashkohet KF Kikës 

Futboll

Kastrati i bashkohet KF Kikës 

Më: 12 gusht 2022 Në ora: 19:15
Kastrati në mes 

Kika e Hogoshtit ka ambicie të mëdha në edicionin e ri në Ligën e Parë të Kosovës.

Ky ekip vazhdon me përforcime, duke angazhuar futbollistin Basri Kastrati. 

“Basri Kastrati i bashkohet KF Kikës. 

KF Kika njofton se ka arritur marrëveshje me qendërmbrojtësin Basri Kastrati që t’i bashkohet klubit tonë për sezonin 2022/2023.

Drejtori sportiv Mustafë Vranja dhe sekretari i klubit Lirigzon Myrtaj kanë prezantuar Basri Kastratin i cili vije nga Hogoshti. 

Kastrati në sezonin e kaluar është paraqitur për Besën e Shipashnicës nga Kamenica duke bërë paraqitje të mira”, njofton KF Kika.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat