Skuadra e Zhegrovës barazon

Futboll

Skuadra e Zhegrovës barazon

Më: 12 gusht 2022 Në ora: 23:38
Skuadra e Zhegrovës barazon

Skuadra e Edon Zhegrovës do të kthehet në Lille me një barazim, të cilin e arriti kundër Nantes. Simon (28) shënoi për Nantes kurse barazoi Ismaily (76) për Lille.

Lille nuk ka arritur që ta fitojë ndeshjen e dytë në Ligue 1, duke u kthyer në shtëpi me një pikë nga udhëtimi i tyre në Nantes.

Në pjesën e parë gol shënoi Simon në minutën e 28-të për t’i dhënë epërsinë e parë Nantes në këtë takim.

Në pjesën e dytë Lille luajti më mirë për ta barazuar rezultatin me një gol spektakular të shënuar nga Ismaily në minutën e 76-të.

Edon Zhegrova nuk ka udhëtuar fare me skuadrën, për shkak të një lëndimi të vogël.

Lille javën tjetër takohet me kampionin e sezonit të kaluar në Ligue 1,  Paris Saint-Germain.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat