Paga e lartë step Interin

Futboll

Paga e lartë step Interin

Më: 12 gusht 2022 Në ora: 23:48
Paga e lartë step Interin

“Na mungon ende një qendërmbrojtës për të zëvendësuar Ranocchian”, deklaroi Simone Inzaghi në konferencën për shtyp të pasdites së sotme, duke shtuar se drejtuesit e Interit po punojnë për ta sjellë.

Së fundi mediat italiane raportojnë se ka dalë në skenë emri i qendërmbrojtësit belg Jason Denayer, i cili ka prishur bashkëpunimin me Lyonin dhe është një lojtar i lirë.

Denayer është vetëm 27 vjeç dhe te zikaltrit e vlerësojnë shumë, por problem mbetet pretendimi i tij për një pagë prej 3 milionë eurosh neto në sezon dhe kontratë 4-vjeçare.

Te Interi nuk kanë ndërmend të ofrojnë një shifër të tillë për një lojtar që në shumicën e kohës do të bëjë rezervën e holandezit De Vrij, ndaj e kanë bërë të qartë se do të hyjnë në negociata vetëm për një pagë maksimumi prej 2 milionë eurosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat