Milani nuk përmbahet

Futboll

Milani nuk përmbahet

Më: 13 gusht 2022 Në ora: 19:17
Milani nuk përmbahet

Pasi fitoi Scudetton në maj, për herë të parë në më shumë se një dekadë, Milani nis mbrojtjen e titullit kundër Udineses sot nga ora 18:30. San Siro do të presë debutimin konkurrues të kampionëve për sezonin 2022-23, me kuqezinjtë nën presion për të filluar me fitore.

Trajneri i njohur Stefano Pioli ishte arkitekti i një skuadre kryesisht rinore – e udhëhequr nga një pjesë e vogël veteranësh të fitonte trofeun e tij të parë të madh pas shumë vitesh përpjekjesh.

Mesfushori me ndikim Franck Kessie u largua për t’iu bashkuar Barcelonës, ​​ndërsa Zlatan Ibrahimovic do të jetë jashtë fushës deri vitin e ardhshëm pas operacionit në gju. Si përgjigje, hierarkia e kuqezinjve nënshkroi me Divock Origi dhe superyllit belg, Charles De Ketelaere.

Menjehere, Serie A ka nisur me gol pas 90 sekondash! Ka qene Rodrigo Becao, braziliani i Udinese, ai qe ka shenuar golin e avantazhit per friulianet duke i dhene keshtu start kampionatit dhe befasuar San Siro-n.

Megjithate, Milani ka reaguar direkt. Ne fillim nje penallti e shkaktuar nga Udinese dhe gol Theo Hernandez. Me pas ishte radha e Rebic qe me nje aksion te bukur ka finalizuar per Milanin permbysjen 2-1.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat