Ronaldo është penduar...

Futboll

Ronaldo është penduar...

Më: 14 gusht 2022 Në ora: 01:03
Ilustrim

Mesfushori dhe trajneri legjendar Ruud Gullit ka komentuar zërat për rikthimin e mundshëm të sulmuesit portugez Cristiano Ronaldo te Juventus.

Ai beson se Ronaldo përveç që dëshiron të luajë në Champions League, ka një ndjenjë detyre ndaj Juventusit.

“Mendoj se Ronaldo ka ende shumë dëshirë për t’u treguar botës.

Ai ka një mentalitet të jashtëzakonshëm. Ai nuk do ta pranojë, por Ronaldo është penduar që u largua nga Juventusi.

Unë mendoj se ai ishte i sigurt se gjërat do të shkonin më mirë atje. Por tani ai ka një mision tjetër, ai dëshiron t’u tregojë kritikëve se sa gabim janë ata”, citon ITASportPress Gullit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat